#gramsh #krim
80-vjeçari, Xhevit Sinani që pasditen e së premtes vrau me sëpatë në oborrin e banesës së tij bashkëshorten dhe më pas edhe vëllanë, duket se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ky dyshim i grupit hetimor vjen edhe pas deklaratave që i moshuari ka dhënë në polici, të cilat siç mësohet kanë qenë tejet kontradiktore.
Burimet bëjnë me dije se fillimisht, Xhevit Sinani është shprehur se nuk mban mend asgjë e më pas ka thënë se nuk di çfarë ka bërë. Madje i moshuari është shprehur se gruaja dhe vëllai i tij janë ende gjallë dhe nuk e kupton arsyen e ndalimit.
Këto përgjigje të 80-vjeçarit kanë shtyrë hetuesit të mendojnë se këto çrregullime mendore kanë shyrë atë drejt krimit makabër.
Problemet e autorit i ka konfirmuar dhe mjekja e fshatit Tervol të Gramshit, që ka deklaruar se Xhevit Sinani trajtohej me medikamente.
80-vjeçari, tashmë i arrestuar kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Gramsh pasi së bashku me bashkëshorten e tij, Zeqinenë 74 vjeçe kishin qenë tek fëmijët në emigracion. Ndërsa vëllai i autorit, 73 vjeçari, Shaqiri Sinani jetonte i vetëm.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!