#oranews #krishtlindje #katedraljaortodoksengjalljaekrishtit #tirane
Është duke u mbajtur ditën e sotme në Tiranë mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit".
Në mbarë botën besimtarët e krishterë dhe ortodoksë festojnë një ndër ditët më të rëndësishme për ta, Krishtlindjen.
Në Tiranë mesha e Krishtlindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit dhe vazhdoi deri pas mesnate.
Krishtlindja ndër besimtarët katolikë, është një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 Dhjetor ditëlindjen e Jezu Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Kollit apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.
Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!