Anëtarë të degës numër 7 të PD, si dhe mbështetës të opozitës dhe qytetarë protestues janë nisur në këmbë deri në qendër të kryeqytetit, për të marrë pjesë në protestën e 10 kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar.
Në duar ata mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Rama ik” në 3 gjuhë, shqip, anglisht dhe gjermanisht, si dhe kujtohet shifra prej 85 % e shqiptarëve që sipas PD refuzoi farsën e 30 qershorit. Në pankartë thuhet se “85 % e shqiptarëve që refuzuan farsën, shprehën besimin e tyre tek e ardhmja që po vjen, tek Partia Demokratike dhe tek Lulzim Basha”.
Ещё видео!