“Ushtria Private’ e Vladimir Putinit, grupi Ëagner, ka tani rreth 50 mijë trupa që luftojnë në Ukrainë, thanë shefat britanikë të mbrojtjes të premten. Burimet ushtarake nënvizuan se grupi është madje në garë me ushtrinë e rregullt ruse për supremaci në zinxhirin komandues të Putinit. Mercenarët e Ëagner, raportohet se kanë luajtur një rol kyc në marrjen e qytetit të minierave të kripës, Soledar, në rajonin lindor të Donbasit. Ata janë të njohur për brutalitetin e tyre, përfshirë ekzekutimin e ushtarëve rusë që refuzojnë të luftojnë kundër forcave ukrainase. SHBA po ashtu ka vlerësuar se mes 50 mijë mercenarëve të Vagnerit të vendosur në Ukrainë, 10 mijë janë me pagesë dhe 40 mijë të tjerë janë të rekrutuar nga burgjet prej grupit. Në raportin më të fundit të inteligjencës britanike për krizën në ukrainë, nënvizohet edhe se grupi paraushtarak Ëagner është regjistruar zyrtarisht si entitet ligjor më 27 dhjetor, sipas regjistrit shtetëror rus. Grupi ka deklaruar si aktivitet parësor të tij “menaxhimin e konsulencën’ por nuk është ende e qartë se dëri në c’masë PMC Ëagner Center do të përdoret për të administruar aktivitetet paraushtarake të Vagnerit. Ministria vazhdon duke thënë se pronari i Vagner, Jevgeni Prigozhin, ka financuar pjesërisht organizatën përmes kontratave të fryra qeveritare që i janë dhënë kompanive të tjera të tij. Ndërsa grupi tradicionalisht ka një profil të errët, regjistrimi flet për zhvillimin e shpejtë të tij. “Është thuajse e sigurt se Vagner komandon tani mbi 50 mijë luftëtarë në Ukrainë dhe se është bërë një përbërës i rëndësishëm i fushatës në Ukrainë”, shton raporti. “Regjistrimi me gjasë, ka si qëllim të rrisë përfitimet komerciale të Prigozhin dhe të legjitimojë akoma më tej organizatën që po merr gjithnjë e më shumë një profil më të lartë”.
Pamjea:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lufta#Wagner
Ещё видео!