Një 25 vjecar dyshohet se ka sulmuar një kopsht fëmijësh në provincën Guangdong në Kinë, të hënën, duke vrarë gjashtë persona e duke plagosur një. E kjo ka bërë që të ndizet shqetësimi për dhunën kundër fëmijëve në shkolla atje. Mediat lokale raportuan se autori ishte i armatosur me një thikë. I dyshuari sipas policisë ëhstë arrestuar.
Disa media, raportuan se mes viktimave ka edhe fëmijë. Krimet e dhunshme janë të rralla në kinë për shkak të ligjeve strikte për armët e zjarrit dhe masave të larta të sigurisë. Por incidentet me thika në parashkollorë, vitet e fundit, kanë rritur shqetësimet për sigurinë në shkolla.
Lajmi më i fundit ka ndezur edhe debate emotive në platformat e mediave sociale. Diskutimi mbi ngjarjen ishte dominues. Disa përdorues të mediave sociale kërkonin që i dyshuari të dënohej me vdekje. Të tjerë bënin pyetje për sigurinë në shkolla.
Në gusht të vitit të kaluar, tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën jugore Jiangxi. Në 2021, një burrë vrau dy fëmijë dhe plagosi 16 të tjerë në një kopsht në rajonin jugperëndimor Guangxi. Sulme të tilla kanë kthyer reflektorët edhe nga shëndeti mendor, që shpesh qëndron nën radar për shkak të stigmës kulturore të lidhur me sëmundjet mendore. Në 2017-ën, një 22 vjecar kishte vendosur lëndë shpërthyese jashtë një kopshti në Jiangsu, dhe vrau veten dhe disa persona të tjerë. Ai kishte patur një crregullim neurologjik dhe kishte mbushur me fraza për vdekjen muret e shtëpisë së tij. Muajin e kaluar, një seri sulmesh të dhunshme në Hong kong po ashtu ngritën cështjen e shëndetit mendor. Ekspertët fajësojnë pandeminë e koronavirusit si faktor kryesor që qëndron pas një rritjeje të problemeve të shëndetit mendor në kinë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sulmi#Guangdong
Ещё видео!