Një sulm masiv i llojit ransomware ka përfshirë këtë fundjavë dhjetëra mijëra servera në të gjithë botën duke filluar nga Italia, Franca, Finlanda deri në SHBA dhe Kanada.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike Italiane ka bërë njoftim zyrtar rreth rastit. Teknikët e sigurisë kibernetike në shtetin fqinj bëjnë me dije se sisteme kombëtare mund të jenë kompromentuar dhe kanë alarmuar subjekte të shumta, por nuk ndodhen ende nën rrezik real.
Megjithatë, shpjegohet se “ka ende disa sisteme të ekspozuara, të pa komprometuara, nga të cilat nuk është mundur të gjurmohet pronari. Këta janë thirrur të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre”.
Sulmi kishte në shënjestër serverët e quajtuar VMëare ESXi. Dobësia e shfrytëzuar nga sulmuesit është korrigjuar tashmë në të kaluarën nga prodhuesi, por, siç nënvizon Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike – “jo të gjithë ata që përdorin sistemet e prekura aktualisht e kanë përditësuar atë” dhe serverët që janë nën sulm, nëse nuk kanë përditësimet e nevojshme” mund të hapin derën për hakerat duke i shfrytëzuar ato pas rritjes së fortë të sulmeve të regjistruara gjatë fundjavës”.
Të parët që vunë re sulmin ishin francezët, ndoshta për shkak të numrit të madh të infeksioneve të regjistruara në sistemet e disa ofruesve në atë vend. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë
Shfrytëzimi i cënueshmërisë në servera, shpjegon Agjencia Italiane, “lejon që në një fazë pasuese hakerat të kryejnë sulme ransomware që kodojnë sistemet e prekura duke i bërë ato të papërdorshme derisa të paguhet një shpërblim për çelësin e deshifrimit”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Siguriakibernetike#Hakerat#TopChannelNews
Ещё видео!