Lajme Arkiva 2001
Një shkëmbim zjarri prej 20 minutash trazoi rendin publik në Berat. Një grup të rinjsh kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit pranë lagjes “30 Vjetori” vetë 200 metra larg Drejtorisë së Policisë.
Si pasojë e shkëmbimit të gjatë të zjarrit është plagosur 26-vjeçari Osman Hariza për të cilin u mor masa e ndalimit pas mjekimit të tij në spitalin e qytetit. Policia e Beratit vetëm 30 minuta pas pushimit të shkëmbimit të zjarrit ka ndaluar dhe vëllain e Osmanit Viktor Hariza dhe 36-vjeçarin Agron Xherimea.
Pas vazhdimit të aksionit të policisë së Beratit janë prangosur edhe 3 anëtarë të grupit rival. Edmond Tolta, Ilirjan Hazizi dhe Englantin Hazizi. Gjithashtu policia bllokoi armët që u përdorën nga dy grupet rivale, dy kallashnikovë dhe një pistoletë me mulli. Sipas Policisë së Beratit shkak i përplasjes me armë, ishte një grindje e vjetër midis dy palëve për pronësinë e një copë toke në një fshat të prefekturës./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!