#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Marinimi i mishit
500 gr mish viçi
Kripë dhe piper i zi
½ lk piper i kuq
½ lk hudhër pluhur
2 lgj vaj
Perimet:
1 qepë
2 thelpinj hudhër
2 karrota
1 fç bizele
Vaj + 1 lç gjalpë
100 gr pure domate
3-4 patate
Kripë dhe piper i zi
1 gjethe rozmarinë
Vendosim në një tas mishin të prerë në kubikë mesatarë (sa një kafshatë). Marinojmë mishin me keipë, piper të kuq, piper të zi, hudhër pluhur, vaj. I përziejmë mirë, e mbulojmë me celofan dhe e lëmë mishin në frigorifer të marinohet për një orë.
Pas një ore ngrohim 3 lugë gjelle vaj në tigan dhe shtojmë mishin tashmë të marinuar. E skuqim mishin sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë patatet, i mbulojmë me ujë dhe i lëmë të valojnë. Ndërkohë në një tigan tjetër ngrohim pak vaj me gjalpë. Kaurdisim qepën me hudhrën. Shtojmë karrotat, kripë, pak piper të kuq, pure domate.
I skuqim për 5 minuta dhe më pas shtojmë bizelet. I lëmë të ziejnë së bashku me karrotat për 5 minuta e më pas i bashkojmë së bashku në tiganin ku po zien mishi me patatet. I lëmë të ziejnë së bashku dhe 5-10 minuta të tjera e më pas gjithçka është gati për t’u shërbyer.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!