Statusi i ‘investitorit strategjik’ jep në dispozicion të privatit qindra hektarë tokë shtetërore, brigje detare duke sjellë edhe shpronësime për interes publik. Mazhoranca ka rrëzuar disa kërkesa të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. Kërkesa e opozitës për interpretim ligjor u rrëzua edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Por, çfarë parashikon ligji për investitorët strategjikë? Kush përfiton? Si bëhet përzgjedhja? A ka favorizime klienteliste apo përfitime të padrejta në këtë sektor?
Për vitin që lamë pas, 36 projekte u trajtuan me ligjin e investimeve strategjike. Mijëra hektarë tokë në pika strategjike të vendit u vendosën në dispozicion të privatit, duke filluar nga toka në Palasë të Himarës, Gjiri i Lalëzit, Ksamil e deri në Korçë, Jalë e Dhërmi. Pjesa më e madhe e projekteve parashikojnë ndërtimin e hoteleve, komplekseve turistike apo edhe resorteve shumëkatëshe, por që në shumicën e tyre punimet janë ende në fazën fillestare.
Përzgjedhja e kompanive fituese bëhet nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili sipas ligjit kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, dhe në përbërje ka zëvendëskryeministren, ministren e financave, infrastrukturës dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë Rama.
Ka pasur raste sikurse është propozimi i ardhur nga bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, i cili është hasur me akuza se bie në konflikt interesi, pasi përzgjedhja është bërë nga kolegët e Xhaçkës, megjithatë raporti i opozitës lidhur me këtë çështje u rrëzua në seancë plenare.
Ndërkohë, miratimi nga ana e Kuvendit, sikurse ishte rasti i Portit të Durrësit, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur vlerësohet nga Këshilli i Ministrave.
Teksa përzgjedhja e kompanive fituese bëhet nga vetë kreu i qeverisë, madje edhe vendimi për ta kaluar për shqyrtim në Kuvend merret gjithashtu nga kryeministri Rama, ky ligj është ndër më të kontestuarit duke krijuar hije dyshimi për favorizime të padrejta për aq kohë sa nuk ka një autoritet të paanshëm politikisht që merr në konsideratë ofertat.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Investitore#Strategjik
Ещё видео!