#oranews #fatmirmediu #gerdeci #spak
LAJMI U PËRDITËSUA/ Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar këtë të martë ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me përgjegjësinë e tij në tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008 në fshatin Gërdec, në bashkinë e Vorës.
Zyrtarisht Fatmir Mediu akuzohet se ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën.
Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish-ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës” dhe zyrtarisht është marrë i pandehur.
Prokuroria e Posaçme ka hapur çështjen dhe vijon hetimet që prej një viti tashmë, për të identifikuar përgjegjësit kryesor të tragjedisë së Gërdecit që ndodhi gjatë kohës që qeveriste Sali Berisha.
SPAK tashmë ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008.
I fundit në u pyet ishte ish ministri i Berishës, Aldo Bumçi.
Hetimet
Ishte Gjykata e Lartë e cila përmes një vendimi në dhjetor 2021 rrëzoi rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar dhe lejoi SPAK të niste punën.
Më parë kishte qenë Apeli i GJKKO, i cili më 24 shtator 2021 mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda.
14 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu është rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre.
Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.
I fundit që është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me hetimet për tragjedinë e Gërdecit ka qenë Aldo Bumçi, ish-ministër i Drejtësisë në atë kohë. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime mbi hetimet për tragjedinë.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi mbi 3000 banesa e biznese.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!