#tvora #rtvoranews
Kryeministri Edi Rama hapi sot tenderin ndërkombëtar për tunelin e Llogarasë. Ndryshe nga projektet e tjera që Rama që ka dhënë me PPP, kjo vepër publike do të ndërtohet nga qeveria me paratë e buxhetit të shtetit.
Për gazetarin Gjergj Erebara, një investim i tillë në këtë kohë krize nuk duhet të jetë prioritet i qeverisë duke qenë se ka projekte e rrugë të tjera që nuk janë mbyllur ende.
I ftuar në Ora News madje ai nënvizoi se projekti nuk është pjesë e planit 3 vjeçar të investimeve duke nënkuptuar se projekti do të mbetet vetëm premtim fushate pasi do shumë kohë për tu finalizuar.
Erebara: Në buxhetin e shtetit të këtij viti dhe në planin 3 vjeçar të investimeve publike nuk ka një parashikim të tillë për ndërtimin e një tuneli në Qafën e Llogarasë. Në rast se do të bëhet realitet, do të dojë edhe disa vite të tjera. Hapja e një gare projektimi është hapi më i hershëm për tu gëzuar për hapjen e një tuneli. Pastaj duhet të shohim që përveç projektimit do të shohim dhe projektin e vizibilitetit nëse ka leverdi ekonomike apo jo për të hapur një tunel që në fund do të çojë në një numër fshatrash. PPP nisen nga një instrument që është plani 3 vjeçar i buxhetit të shtetit. Ky plan natyrisht që ndryshohet çdo vit. Pra miratohet këtë vit dhe parashikohet që çfarë shpenzimesh do të ketë buxheti i shtetit për 3 vitet e ardhshme.
Ka një sërë shpenzimesh. Ka koncesionin Orikum-Dukat por nuk e ka tunelin në fjalë. Deri sa të parashikohet në këtë instrument, kjo mbete për tu parë, sidomos kur jemi dhe në kohë krize. Shqipëria duhet të fokusohet në uljen e borxhit publik se sa në rritjen e investimeve. Duket sikur prioriteti i qeverisë është i gabuar sepse ka disa rrugë aktualisht që janë gjysmë të përfunduara por gjithsesi të bllokuara. Është një rrugë e re që duhet të lidhë Gjirokastrën dhe Sarandën e cila ka kushtuar deri më tani mbi 70 mln euro. Mungon pika kulmore e rrugës, tuneli. Pra kemi 70 mln euro që rrinë kot ndërkohë që mendohet për të hapur një tunel tjetër. Edhe shkurtimi i kohës siç thuhet, duhet parë nëse ka leverdi ekonomike.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Endi Mullaj
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!