Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Në Luginën e Preshevës po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve, për pushtetin lokal, ku 41 mijë votues, do të zgjedhin sot prefektët e komunave. Në Preshevë, konkurrojnë midis tyre dy shqiptarë, Riza Hlimi i Partisë për Veprim Demokratik dhe Ramiz Zylfiu i Partisë Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.
Ndërsa në komunën e Bujanovcit konkurrentit shqiptar Nagip Arifi, do t’i duhen më shumë se 6 mijë vota për të fituar zgjedhjet për pushtetin vendor. Në komunën e Bujanovcit, procesi elektoral përsëritet në 11 qendra votimi, ku zgjedhësit do të votojnë dhe për deputetë të parlamentit lokal.
Ndërsa në Preshevë votohet në 38 qendra vetëm për kryetar komune, pasi deputetët janë zgjedhur që në procesin elektoral të 28 Korrikut. Qendrat e votimit të cilat janë hapur që në orën 7 të mëngjesit do të mbyllen në orën 20 të darkës ndërkohë që votimet po monitorohen nga vëzhgues ndërkombëtar të OSBE-së, si dhe nga ata vendor./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!