Katër shtetas të huaj kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Pritësi”. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se një shtetas palestinez dhe dy shtetas sirianë janë ndihmuar nga një shtetas gjerman, i fundit ky që i ka siguruar viza turistike false, me qëllim mbërritjen në shtetin europian. Po ashtu u procedua penalisht edhe një shtetase siriane 37 vjeçare, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”. Operacioni policor u organizua ë vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të analizës së riskut dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të vendit”, njofton policia. Hetimi për zbardhjen e plotë te ngjarjes po vijon nga Prokuroria e Durrësit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Durres#TopChannel
Ещё видео!