#oranews #kqz #ilirjancelibashi
Në orën 18:30, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa, do të depozitojë ankimin ndaj vendimit të KQZ, në KAS.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se PD e përfaqësuar nga Alibeaj ka ende afat për tu regjistruar në zgjedhje dhe pse nuk pranoi kërkesën e tyre sot.
Celibashi: PD si parti politike nuk e ka humbur afatin si për tu regjistruar si subjekt zgjedhor ashtu nëse do të marrë pjesë në koalicion. Çdo kërkesë që është paraqitur para datës 7 konsiderohet se është paraqitur në afat.Procesi është duke marrë kohë se ka vendimmarrje të ndryshme nga institucione të ndryshme por në finale nëse ka legjitimitet do të regjistrohet. Nga ai dokumentacion nuk plotësohen kushtet. Kështu është për fat të keq.
Në konferencën me gazetarët, situata dukshëm e rënduar u shtensionua në mbyllje kur u pyet se çfarë do t'u rrëfeje nipërve dhe mbesave për vendimmarrjen e sotme.
Pyetje: Nëse KAS lë në fuqi vendimin tuaj, çfarë do t'u thoni nipërve kur të thoni se Ilirjan Celibashi e la opozitën jashtë dhe PD nuk ishte në fletën e votimit.
Celibashi: Kur të bëhem me nipër e mbesa do ta them se çfarë do tu them dhe inshallah kjo ndodh sa më shpejt. Po ke durim, prit deri atëherë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!