Lajme Arkiva 2000
Ministri i Rendi Spartak Poçi dhe ai i Mbrojtjes Ilir Gjoni si dhe Ambasadori amerikan Limpreht, kanë mbërritur sot në Qafë Prushë të Kukësit për të parë nga afër ecurinë e procesit të çminimit. Çminimi në këtë zonë ka nisur 2 muaj më parë dhe përfshin fshatrat përreth. Ai është marrë përsipër nga kompania amerikane "Ronko" si një firmë operatore në terren me përvojë mjaft të gjatë.
Sipas shefit të kësaj kompanie gjatë këtyre dy muajve janë çminuar tre hektarë tokë duke hequr 478 mina dhe 42 municione. Ky është një nga të gjymtuarit e minave. Më 18 korrik të vitit 1999 atij i janë prerë të dyja këmbët. Sipas Ministrit Poçi minimi është po aq i rrezikshëm sa një luftë e pashpallur e cila zhvillohet ngadalë dhe kërkon kohë të gjatë.
Pastrimi i minave tha Ambasadori nuk mbaron në një natë, por aksidentet që vazhdojnë ende në këtë zonë na kujton se sa i rëndësishëm është ky proces. Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni deklaroi se kjo ministri është në kontakt me kompaninë gjermane e cila me një fond prej 12 milion markash mund të marrë pjesë në procesin e çminimit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!