Lajme Arkiva 2007
Qytetarët e Tiranës janë njohur prej një jave me nismën e bashkisë për vendosjen e gjobave për parkimet në vendet e gabuara, parkimet mbi trotuar apo parkimet dyshe.
Por një javë pas trumbetimit të tij ky rregull i ri duket se funksionon vetëm për qytetarët pa përkrahje.
Në fakt policia bashkiake nuk i afrohet asnjëherë shkelësve të ligjit që mund të jenë persona të njohur apo me uniformë.
Pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë në kryeqytet në çdo orë të ditës gjen makina të parkuara keq, automjete që më së shumti u përkasin vetë policëve, të parët që duhet të japin shembullin e mirë dhe çfarë duhet të themi më tepër se kaq për të kuptuar diskriminimin që i bëhet qytetarëve të thjeshtë.
Ata përveçse nuk kanë rrugë të shtruara nuk kanë dhe vende ku të parkojnë. Për këtë arsye nuk kanë edhe pse të zbatojnë një urdhër që e japin njerëz, të cilët e shkelin vetë të parët.
E njëjta situatë ndodh çdo ditë edhe pranë një prej qendrave tregtare të njohura në vend. Furgonë, autobusë dhe makina parkojnë dysh afër kryqëzimit duke bllokuar trafikun.
Edhe në këtë rast policia bashkiake edhe ajo rrugore mbyllin njërin sy, ndërsa u vjelin gjoba qytetarëve pa përkrahje në të tjera zona.
Edhe pse e dinë mirë situatën që përsëritet çdo ditë në këtë kryqëzim askush ndër policë nuk ndërhyn për ta normalizuar gjendjen apo dhe duke vënë gjoba.
Indiferencën që tregojnë policët në këtë rast nuk e shpjegojmë dot. Nuk duan të zbatojnë ligjin apo kënaqen me ryshfetet nën dorë?/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!