Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Fier, ndërsa Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika me anë të një konferencë për median bëri me dije se janë sekuestruar 30 kg kanabis dhe 500 gr kokainë.
Në kuadër të këtij procedimi nën drejtimin e kësaj Prokurorie, strukturat e policisë në baze të planit të posaçëm operacional Vakumi, kanë parandaluar trafikimin e një sasie të konsiderueshme të lëndëve narkotike dhe bënë të mundur goditjen e grupit kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e trafikimit të narkotikëve.
Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e siguruara gjatë procedimit, kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Eduart Mehmetaj dhe në automjetin e dyshuar që mund të bëhej transporti i lëndës narkotike.
Nga kontrolli rezultoi se në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet), u gjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysmë kilogramë lëndë narkotike kokainë.
Lënda narkotike kanabis ishte e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.
Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit E. M., ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.
Ne vijim te hetimeve në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi, është bere shoqërimi dhe arrestimi ne flagrance i shtetasve Panajot Shahaj 43 vjeç dhe Osmen Mehmetaj 71 vjeç, te dy banues ne fshatin Cakran, bashkia Fier, te dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e narkotikeve”, dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi I substancave kimike.
Në vijim ështëe bere shpallja ne kerkim dhe vijon puna, për kapjen e shtetasit Eduart Mehmetajt 41 vjec, si organizator I kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.
Vetëm gjatë javëve të fundit, strukturat e DVP Fierit ne bashkëpunim dhe nen drejtimin e Prokurorisë kane finalizuar operacione si megaoperacionin Misteri dhe 2 faza të operacionit Sinjali, si rezultat i të cilave u sekuestruan 21.3 kg lëndë plasëse, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe sekuestruar 8100 euro. Këto aksione të Policisë, të cilat parandaluan një ngjarje kriminale dhe zbardhën vjedhje, vunë në pranga 3 shtetas, shpallën në kërkim 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive. Në këtë kuadër, fton qytetarët të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, për përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!