Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat para hyrjes në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Berisha tha se kjo ditë ka një rëndësi të madhe, teksa përshëndeti delegatët, anëtarët dhe zgjedhësit që mbështesin këtë forcë politike.
“Një përshëndetje të përzemërt të delegatëve të ftuar në këtë sallë. Mbi 40 mijë anëtarëve , përshëndetje të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë dhe mbështetësve të PD-së. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe. Pas ditëlindjes së dytë të PD në konsistuimin e forumeve të saj si opozitë”, tha Berisha.
Ещё видео!