Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Ngricat vijojnë të mbajnë të mbërthyer veriun e vendit. Në Peshkopi këtë të hënë termometri shënoi -13 gradë celsius. Që prej te shtunës në terren për rikthimin e energjisë janë disa grupe të OSHEE të nga Tirana, Elbasani e Durrësi, ndërsa kanë hasur në vështirësi për shkak të terrenit dhe prezencës së madhe të borës në zonat e thella. Fshatrat e njësive të largëta janë të bllokuar, ndërsa në qendrat e njësive administrative kalohet, por më shumë vështirësi për shkak të prezencës së akullit. Ndërkohë në zonat malore në qarkun Shkodër, akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa ka problem në furnizimin me energji elektrike. Në Korçë pas 24 orësh mungesë është rikthyer energjia elektrike, në të gjitha fshatrat e njësive e Pogradecit dhe Korçës. Gjatë orëve të fundit në juglindje të vendit ka patur ulje të temperaturave duke sjellë vështirësi në qarkullim në zonat e thella malore për shkak të pranisë së akullit. Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhirë në këto segmente rrugore. Ndërkohë që gjatë natës ka pasur reshje dëbore edhe në Llogora , por pas ndërhyrje nga borëpastruesit qarkullimi ka vijuar normalisht.
Ещё видео!