#rrezedielli #reporttv
Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken psikiatre Irena Thoma, flasim për shëndetin mendor, problemet më të mëdha të shqiptarëve dhe grupmoshat më të prekura. Dëmtimi nga paragjykimet dhe nevoja për të marrë trajtimin e duhur.
Cilët janë shkaktarët dhe faktorët e rritjes së problemeve me shëndetin mendor në vendin tonë? Ku jemi si vend krahasuar me botën? A duhen shtuar mjekët psikiatër në vendin tonë? Cilat janë moshat më të prekura dhe arsyet? Pse ky fenomen po prek të rinjtë më tepër dhe pensionistët? Përveç shifrave, problem tjetër që vëmë re tek njerëzit me probleme të shëndetit mendor është edhe mbartja e stigmave shoqërore. Çfarë mund të themi për këtë kategori të prekur? Si mund ta kuptojmë dikë që ka probleme të shëndetit mendor, që nga sjellja e me rradhë? Përveç trajtimit, disa metoda apo këshilla për personat që po kalojnë këtë problem…
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!
Ещё видео!