#rrezedielli #reportTV
Gjyveç pa mish me perime të stinës
500 gr qepë
1 patëllxhan
1 kg domate
3 kungulleshka
5 speca me tul
100 gr bishtaja
20 bamje (sipas dëshirës)
1 fç oriz
2 gjethe dafine
Vaj ulliri
Majdanoz
Kripë, piper
Kaurdisim qepën e grirë në vaj ulliri, patëllxhanin e prerë në kubikë, më pas kungulleshkat e prera mesatarisht, bishtajat dhe bamjet. Në fund të kaurdisjes shtojmë erëzat, orizin, specat dhe domatet. Shtojmë pak ujë dhe i lemë pak minuta të gatuhen. Më pas i kalojmë të gjithë përbërësit në një tavë dhe i vendosim në furrë në 200 gradë për 30 minuta.
Ещё видео!