400 mijë nga 520 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit nuk dihet ende se kujt i përkasin. Katër denoncime të tjera janë bërë për sanitaren që u arrestua pasi vodhi 120 mijë euro në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, por në asnjërin prej tyre nuk flitet për para të vjedhura. Secili prej denoncuesve pohon se 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka punuar me kohë të pjesshme si sanitare në shtëpitë e tyre, por duke thënë se ajo u ka marrë vetëm sende me vlerë e bizhuteri.
Policia i gjeti 400 mijë eurot e fshehura në shtëpinë e Dobit, pasi përgjoi një bisedë mes saj dhe të birit, të shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 2. Sipas bisedës së transkiptuar, përmbajtja e së cilës është siguruar nga Tv Klan, rezulton se Havier Dobi kishte dijeni për paratë, ndryshe nga sa kishte deklaruar në polici.
Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?
Nëna: Asgjë, do rri unë këtu.
Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë.
Rozeta Dobi ka thënë para hetuesve se paratë i ka marrë të gjitha në shtëpinë e Alda Klosi, por ish-zyrtarja ka pranuar se vetëm 120 mijë euro janë të sajat, para të cilat i kishte për xhaxhain e sëmurë.
Klosi jetonte me një shtëpi me qira në rrugën këtë pallat në Rrugën e Kosovarëve, së bashku me vajzën. Ndërsa rezulton se ajo është bashkëpronare e 3 shtëpive në Tiranë, me sipërfaqe 47, 50 dhe 54 metër katrorë dhe dy sipërfaqeve truall prej 216 dhe 160 metër katrorë dhe dy shtëpive në Shëngjin me sipërfaqe 94 dhe 42 metër katrorë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!