Presidenti serb, Aleksandër Vuçic është dorëzuar duke pranaur për herë të parë që pas shpalljes së pavarësisë që zgjedhjet parlamentare ose presidenciale të Serbisë të mos mbahen edhe në Kosovë.
Ai deklaroi të martën në një konferencë për shtyp se serbët e Kosovës do të votojnë në qendra votimi në komunat në Serbinë qendrore.
Vucic pranoi se Kosova ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t’i kërkojë drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 3 prill, me kusht “që Serbia ta njohë pavaresinë e Kosovën”.
Qeveria e Kurtit i ka rezistuar presionit politik nga Serbia por edhe atij diplomatik nga vendet e QUNTIT duke refuzuar të gjitha propozimet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare,presidenciale dhe lokale serbë në Kosovë.
Duke iu përgjigjur kushteve të Kurtit, Vucic ka thënë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke thënë se është befasuar nga “propozimet radikale” të Prishtinës.
Vuçiq i bëri këto komente pas takimit më 22 mars me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.
Takimi pasoi njoftimin e BE-së se autoritetet në Kosovë e kanë refuzuar kërkesën e Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë të 3 prillit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vuçiç#Zgjedhjet#TopChannel
Ещё видео!