Temperaturat përvelësuese që kanë përfshirë Shqipërinë, kanë shkaktuar probleme dhe në lëkurë. Sipas mjekëve specilistë, më së shumti këto problematika janë shfaqur tek frekuentuesit e plazheve, të cilët kanë qëndruar me orë të tëra në diell.
“30-40 raste në ditë dhe më shumë ata që frekuentojnë zonat bregdetare, kemi pasur raste edhe të djegies së lëkurës. Te evitojnë qëndrimin në diell me kohë të zgjatur dhe pa krem mbrojtës.”
Problemet me lëkurën janë shfaqur që nga fëmijët e deri tek të rriturit.
“Lëkura e rrit ndjeshmërinë kryesisht nga nxehtësia. Nga fëmijët deri tek të rriturit nuk përjashtohet mundësia e sëmundjeve të lëkurës.”
Dermatitet e kontaktit janë më të shprehurat.
“Më së shumti janë dermatitet e kontaktit, kryesisht ato me lëkurë të ndjeshme. Nga algat e ujit, por edhe nga përdorimi produkteve. Kemi edhe kontakte të tjera nga barishtet në vendet e freskëta. Myku tek moshat e reja adoleshentët por edhe tek të rriturit.”
Mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar kryesisht për infeksionet e lëkurës, në mënyrë që të msokalohet në përdorimin e medikamenteve.
Tv Klan
#temperatura #probleme #lekure
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!