Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kontrollet masive të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë, kanë zbuluar një magazinë të përshtatuar për përgatitjen e lëndëve narkotike. Policia arrestoi në flagrancë një shtetas si dhe shpalli në kërkim një tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale. Ndërkohë në pranga një tjetër shtetas perfundoi për moskallëzim krimi, si dhe eshte proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre. Njoftimi nga policia Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe agjentë në terren. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Next”, gjatë të cilit, në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, rrethi Lezhë, në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë, në pronësi të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë, bimë të dyshuara narkotike në proçes tharjeje, si dhe një sasi lënde narkotike në formë boçesh. Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi E. Gj. Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 36 vjeç, banues në Gocaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Balldre, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.Policia e Himarës ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa në vendin e quajtur “Gjimlik”. Si rrjedhojë janë arrestuar dy persona si të dyshuar kryesorë për kultivimin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe një 33-vjeçarm të dy banues në Vlorë. Policia njofton se ka asgjësuar parcelën me kanabis ndërsa ka sekuestrua një sasi lëndë narkotike. “Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjimlik”.Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimlik”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:-R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.-D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje).Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit R. C. dhe D. A.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpuni”, njofton policia.
Ещё видео!