Kur duhet të bëjmë një vizitë tek Kardiologu?
Dr. Edjon Hajro, mjek Kardiolog, në Spitalin Amerikan 3, shpjegon se kontrollet rutinë të zemrës duhen nisur që në moshë të re, të paktën një Ekokardiografi dhe një EKG e thjeshtë, e cila duhet të kryhet nga të gjithë, me apo pa shqetësime, për të parë më pas probleme të ndryshme dhe për të parandaluar dëme më të mëdha.
Për sa i përket sëmundjeve koronare të zemrës, parandalimit të infarktit, rekomandohen kontrolle periodike të zemrës për meshkuj nga mosha 40-45 vjeç dhe gratë nga mosha 45-50 vjeç.
Çfarë ndodh gjatë një vizite kardiologjike?
Vizita kardiologjike fillon me kryerjen e EKG-së dhe një matje tensioni, më pas analizohen shqetësimet e pacientit dhe faktorët e riskut siç janë; hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë, gjenetika dhe duhanpirja. Pas vlerësimit të pacientit kalohet tek ekokardiografia, ku shikohen lëvizjet e muskulit të zemrës, probleme të valvulave të zemrës, apo probleme të lindura të zemrës.
Për pacientët që kanë shtrëngim në kraharor, lodhje, marrje fryme, duhet të kryejnë provën ushtrimore e cila jep një pasqyrë të enëve koronare, dhe në raste kur ka probleme kryhet koronarografia.
Një ekzaminim tjetër që kryhet në poliklinikën e kardiologjisë në Spitalin Amerikan 3, është edhe "Holter Ritmi", për pacientët me probleme të ritmit të zemrës, me këtë pajisje monitorohet ritmi i zemrës dhe diagnostikohen aritmitë, në varësi të llojit të aritmisë përcaktohet dhe mënyra e trajtimit siç është, studimi elektrofiziologjik, pra shërimi komplet nga këto aritmi. Holter 24h vendoset tek pacientët me hipertension, nën trajtim të pakontrolluar për të monitoruar tensionin 24 orë, dhe më pas mjeku kardiolog jep mjekimin e nevojshëm.
Ju ftojmë të ndiqni këshillat dhe sugjerimet e mjekut kardiolog Dr. Edjon Hajro.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Edjon Hajro kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Ещё видео!