#reportTV #lajmeshqip #lajme
Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi tha gjatë një interviste në Report Tv, se nëse dikush gjen një tender të firmosur apo shpërdorim të parave publike nga vetë ai, deputeti do të japë dorëheqjen nga politika.
Teksa na ndajnë më pak se 3 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, edhe Murrizi ka nisur fushatën zgjedhore, ku ai shprehet se po punon për përfundimin e listës me kandidatët për deputetë. Ai thotë se po mban kontakte në çdo qytet si dhe deklaroi se brenda partisë do të ketë një garë të ndershme.
Sipas tij, nëse Murrizi nuk merr një votë më shumë se sa i fundit në listën në qarqet ku do kandidojë ai, nuk do të futet në Parlament. Kreu i LDSH-së, gjithashtu tha se fokusi i këtyre zgjedhjeve do të jetë në qarqet e Tiranës, Korçës, Elbasanit dhe Fierit.
"Kjo fushatë është e veçantë për shkak të pandemisë. Është fushatë guerrilese. Pa mitingje pa miliona lekë të harxhuara për organizime. Unë jam tip që edhe pse jo pak herë kam qenë kandidat i PD-së, në 2001 kur pushteti i PS më ka marrë mandatin. Jam mësuar të bëjë një fushatë duke iu përshtatur formatit të vjetër. Unë nuk i dua votën atij që nuk i kam dhënë dorën. Jam në kontakte në çdo cep të Shqipërisë për LDSH duke mbyllur listat e kandidatëve. Unë kërkoj kandidatë që nuk janë sjellë nga Sigurimi i Shtetit apo hipokritë, por të drejtëpërdrejtë si Myslim Murrizi. Para se të kaloj tek emrat, dua të garantoj se të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë, brenda LDSH-së kemi një lojë të ndershme me njëri-tjetrin. Myslim Murrizi nuk do jetë në Kuvend nëse nuk merr 1 votë më shumë se sa i fundit në qarqet ku do kandidoj. Të gjithë ata që janë ofruar tek LDSH, duhet të dinë që janë në garë të ndershme me njëri-tjetrin.
