Lajme arkiva 2005
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar disa takime elektorale në Sarandë, Përmet, Gjirokastër dhe Delvinë. Në fjalimet e tij elektorale Ilir Meta ka theksuar se LSI është garancia e fitores të së majtës të vërtetë. Të majtës që mendon për popullin dhe njerëzit e thjeshtë. Meta tha se humbja e Fatos Nanos në 3 Korrik, nuk është humbja e të majtës, por humbja e monopoleve dhe grupeve të interesave të mbledhura rreth Nanos.
Ilir Meta: Ju nuk mund të votoni për kreun e korrupsionit në Shqipëri. Për atë që është përgjegjësi kryesore i korrupsionit dhe shkatërrimit moral të shoqërisë dhe të shtetit tonë.
Ilir Meta ka qenë në Gramsh edhe ku për LSI kandidon mjeku Enver Roshi. Meta theksoi dhe një herë se forca që ai drejton garanton hapjen e vendeve të reja pune, gjallërimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, zhdukjen e monopoleve dhe varfërisë si dhe zhvillimin dhe integrimin e pa kthyeshëm të Shqipërisë drejt BE-së./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!