Astronomët kanë gjetur gjurmë të atij që mund jetë planeti i parë që është zbuluar jashtë galaksisë sonë. Afro 5 mijë exoplanetë, që orbitojnë përtej diellit tonë, janë zbuluar deri më tani, por të gjithë ata janë lokalizuar brenda galaksisë Udha e Qumështit.
Planeti me përmasa sa saturni, u zbulua nga teleskopi me rreze x, Chandra, i nasas dhe ndodhet në galaksinë messier 51. Ai gjendet rreth 28 milionë vite dritë larg udhës së qumështit. Exoplanetë përcaktohen planetet jashtë sistemit tonë diellor. Deri më tani, astronomët kanë zbuluar edhe të tjerë exoplanete të njohura në galaksinë e udhës së qumështit, thuajse të gjithë në distancën deri në 3 mijë vite dritë larg nga toka. Largësia e exoplanetit M51, është 28 milionë vite dritë larg cka do të thotë se ai ndodhet mijëra herë më larg se ata në udhën e qumështit. Kërkuesit do të hulumtojnë po ashtu në arkivat e Chandra-s dhe teleskopëve të tjerë për më shumë exoplanetë në galaksi të tjera. Të dhënat nga Chandra kanë të bëjnë me të paktën 20 galaksi.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Planeti#Astronomet#TopChannel
Ещё видео!