#rtvora #jetomeoren #elisabetamarku #anakallaku #show
E rritur në një familje të madhe, mes maleve të Shkodrës, Elizabeta Marku u dashurua me këngën që në fëmijëri.
Ajo u rrit me tingujt e çiftelisë, instrumentit të dashur të malësorëve. Ishte gjyshi dhe i ati që i'a kultivuan muzikën këngëtares.
Në një moshë të re ajo u shkëput nga pasioni për të ndjekur ëndrrën e nënës së saj e cila donte ta shihte të bijën mjeke.
Elizabeta përfundoi Universitetin e Mjeksisë , e ushtroi profesionin për disa vjet. Por duket se kujtimet e fëmijërisë do ta ktheheni atë sërisht drejt pasionit të vjetër.
Tashmë prej dy dekadash ajo i është përkushtuar tërësisht muzikës.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Elisabeta Marku rrëfeu më tepër për karrierrën e saj ndër vite.
E ndërsa kthejmë vëmendjen nga fëmijëria Elisabeta shprehet se ka dashur te bëhet këngëtare që në moshë fare të vogël pasi është rritur mes këngës. Edhe pse nëna e saj ka dashur qe këngëtarja të bëhej një mjeke ajo sot është mbështetja e saj më e madhe në karrierën e Markut drej muzikës.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Mes ngjyrash të vërteta, me hapat e çdo dite, plot shpresë dhe energji. Për të qeshur me shpirt si fëmijët, me ëndrrat e fëmijëve dhe me dashurinë që nuk njeh moshë për të mos ndalur.
Nga 20 shtatori, Ana Kallaku vjen çdo pasdite nga e hëna në të premte me 'Jeto me oren'. Rrëfime personale, të pathëna, histori suksesi, e shumëçka tjetër.
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Ещё видео!