Lajme Arkiva 2003
Sali Berisha: Ministri i Rendit ka gjetur si mënyrë për të luftua krimin, rolin e atij që përdhos të vdekurit dhe varrezat. Absolutisht rolin e përdhosësit të varrezave. Shikoni si zhvillohen ngjarjet me Vilën. Ky ministër është përdhosës i varrezave, është pa moral, pa karakter, mik i vrasësve, i trafikantëve.
Luan Rama: Duke qenë i bindur se as ju dhe as opinioni nuk i merr seriozisht të tilla mbroçkulla më, nuk kam ç’të them tjetër përveçse kur ai filloi të fliste përçartë më pushtoi një ndjenjë keqardhjeje e trishtë për gjendjen në të cilën ndodhet kryetari i opozitës, mu kujtua papritmas një ish tifoz grotesk i Tiranës. Ata që kanë qenë në stadium do ia tregojnë Berishës çdo të thotë ngjashmëria Qamushin e Tiranës dhe nga ana tjetër për të harruar çdo gjë nga skena të tilla groteske fillova të lexoja “Gomarin e Babatasit”.
Sali Berisha: Ky ministër është vëlla me krimin, ky është i pamoral.
Luan Rama: Do të isha shumë i kënaqur nëse zoti Berisha do të guxonte të ballafaqohej në Prokurori me mua, e para dhe e dyta nuk besoj se dëshpërimi i tij vjen për shkak të pamundësisë për të administruar si duhet probleme që ai i di shumë mirë se çdo të thonë për të.
Gazetarja: Mund të thoni dhe ju ndonjë akuzë për Berishën?
Luan Rama: Berisha është i akuzuari i përjetshëm i opinionit shqiptar dhe unë do të shoh se si e dënon ky opinion duke e lënë më keq seç e ka lënë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!