Prodhimi i energjisë elektrike nga hidroçentralet në vend u ul ndjeshëm në 6-mujorin e dytë të vitit 2017, duke shënuar rënie të prodhimit prej 36.6%, krahasuar me vitin 2016 . Të dhënat e raportit të INSTAT për bilancin e energjisë elektrike për vitin 2017, tregojnë se shkak për këtë ishte thatësira, që përfshiu vendin. Me rënie të prodhimit të energjisë elektrike rezultuan të gjithë prodhuesit e energjisë, hidroçentralet publike, private dhe ato konçesionare. Por ndërkohë, hidroçentralet private me konçension zgjeruan pozicionin në tregun e energjisë me 5% gjatë vitit 2017, duke dominuar mbi 35%. Sipas INSTAT, rënia e prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2017, ka ndikuar në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve të energjisë elektrike. Raporti tregon, se humbjet në transmetim kanë rënë me 16.9% dhe përbëjnë 8.4% të humbjeve gjithsej në rrjet. Ndërkohë, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2017 u rrit me 8.9%.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!