Fermerët në Greqinë Veriore po kërkojnë dëshpërimisht për krah pune, për të mbledhur frutat dhe të korrat e tjera. Të rinjtë në ato zona përbuzin punën në bujqësi, ndërsa fermerët kanë ngritur alarmin se tashmë edhe shqiptarët që shkonin si punëtorë sezonalë, preferojnë më shumë të emigrojnë në vende të Europës Perëndimore.
Përfaqësues të Sindikatës së Fermerëve në njësitë rajonale Imathea e Pella thanë se do të preferonin më shumë një fatkeqësi natyrore në këto momente, pasi kështu do të dëmshpërbleheshin për prodhimet.
“Situata është shumë e vështirë. Në fermat tona është sezoni për mbledhjen e frutave dhe ato po kalben në pemë. Duket paradoksale, por fermerët luten për një fatkeqësi natyrore, për të marrë dëmshpërblim, pasi kështu rrezikojnë të mbeten pa gjë”, shprehen sindikalistët.
Vetëm këto dy njësi rajonale ka nevojë për 30,000 punëtorë sezonalë për të mbledhur pjeshkët, mollët, qershitë dhe fruta të tjera që kultivohen në zonë.
Fermerët thonë se vonesat në lëshimin e vizave për punëtorët e huaj, kryesisht nga Azia Jugore, mund të rezultojnë në një sezon të humbur dhe në pasoja katastrofike ekonomike.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Fermerët#Grekë
Ещё видео!