Pas bllokimit të rreth 20.5 ton mandarina pasi rezultonin me pesticide, autoritetet kanë shtuar kontrollet në pikat e grumbullimit. Po ashtu është kontaktuar edhe me fermerët të cilët kanë shitur këtë frut në pikën ë grumbullimit në Divjakë ku u asgjësua ngarkesa me agrume.
Mandarinat rezultuan me Chlorphyrifos dhe Phosmet ilace të cilat nuk lejohen të përdoren në vendet e Bashkimit Europian. I njëjti legjislacion është në fuqi edhe në vendin tonë. Klan News u interesua edhe në një prej farmacive bujqësore ku thonë se këto pesticide nuk shiten prej kohësh.
Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve që të përditësohen vazhdimisht me listën e pesticideve të cilat lejohen për përdorim nga Ministria e Bujqësisë.
Sipas informacioneve nga autoritetet veç pikës në Divjakë ngarkesë të kontaminuar me mandarinë ka edhe në 5 pika të tjera në Berat dhe Vlorë.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!