Lajme arkiva 2005
Hidrocentrali i Fierzës vazhdon të jetë në gjendje kritike. Niveli i ujit ka rënë me 1.8 metër gjatë kësaj jave. Specialistët thonë, se me këtë ritëm në fillim të javës që vjen rezervat ujor nuk do të jenë në gjendje të lëvizin dy turbinat e mbetur anë punë. Çdo ditë niveli i ujit ulet me rreth 40 cm dhe është e pamundur mbledhja e rezervave hidrike. Aktualisht matësi tregon kuotën e 254 metrave. Ndërprerja e prodhimit në këtë hidrocentral do të shtonte edhe më tej kufizimet me energji në shtëpitë tona.
Ditët e fundit kriza energjetike po thellohet jo vetëm për shkak të mungesës së reshjeve, por dhe për shkak të mungesës së ujit që vjen nga lumi Drin. Pasi specialistët maqedonas që mbikëqyrin liqenin e Ohrit kanë urdhëruar mbylljen e portës metalike nga ku furnizohet Drini i zi. Prurjet e pakta të lumit Drin kanë vështirësuar situatën edhe në dy hidrocentrale të tjera, atë të Komanit dhe të Vaut të Dejës. Të dy këto gjigandë janë të rrezikuara nëse liqeni i Fierzës do të vazhdojë të mos mbledhë rezerva./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!