Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
#oranews
Tre persona janë vrarë mbrëmjen e së shtunës, 29 dhjetor, në një atentat në qytetin e Elbasanit
Viktimat janë
Arben Dylgjeri, 34 vjeç nga Elbasani
Endrit Alibej, 34 vjeç nga Elbasani
Erdal Duranay, 51 vjeç shtetas turk.
Ngjarja eshte regjistruar në ne aksin Elbasan- Metalurgjik rreth rreth orës 21:15.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Ora News se autori dyshohet se ka qenë në këmbë dhe u ka zënë pritë teksa ata ishin duke lëvizur me makinë, duke i qëlluar me automatik
Policia e Elbasanit: "Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur të vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve. Forca te shumta policie kane rrethuar zonën në një perimetër të gjerë. Policia po kryen kontrolle e shoqërime dhe një sërë veprimesh te tjera për të bëre te mundur zbardhjen e ngjarjes. Një grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë se Shtetit janë nisur ne ndihme te Policisë së Elbasanit"
Ishin ne fuoristrade
Njeri ka humbur jetën në çast, ndërsa dy personat e tjerë kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Gazetarja e Ora News në Elbasan. Belinda Rucaj informon se viktimat kanë qenë në një fuoristradë në momentin kur është qëlluar me armë në drejtim të tyre.
Fillimisht u tha se ka pasur shkembim zjarri por më pas policia e hodhi poshtë këtë version.
Shtohen kontrollet
Gazetarja e Ora News në Elbasan, thotë se në qytet ka forca të shumta policie, të cilët po zhvillojnë kontrolle të mjeteve.
Operacioni ka shkaktuar trafik të rënduar në qytet.
Forcave të policisë lokale i janë bashkuar edhe forcat RENEA nga Tirana.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!