#oranews #asamblejaeps #edirama #ps
Më 4 shtator do të mbahet dhe asambleja e dytë e Partisë Socialiste për vitin 2023. Ajo vjen pak javë pas mbledhjes së 26 korrikut ku u shkarkua i gjithë Sekretariati Ekzekutiv i Partisë dhe provizorisht u komandua si Sekretar i Përgjithshëm Blendi Klosi në vend të Damian Gjiknurit.
Çfarë pritet nga asambleja e PS?
Partia Socialiste do të bëjë ndryshime për herë të dytë këtë vit sa i përket organizimit të brendshëm në asamblenë që do të mbahet të hënën. Kryesocialisti Edi Rama pritet të emërojë sekretariatin e ri, i cili ka mbetur vakant që prej shkarkimit të Damian Gjiknurit nga posti. Në Asamblenë e 26 korrikut, Damian Gjiknuri u shkarkua nga posti i sekretarit të përgjithshëm të PS-së dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS u komandua Blendi Klosi. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në asamblenë e 26 korrikut ishte dhe rrokada Bledi Çuçi- Taulant Balla të cilët ndërruan postet me njëri-tjetrin.
Bledi Çuçi i cili u shkarkua nga detyra e ministrit të Brendshëm u caktua kreu i ri i grupit parlamentar të PS-së, në vend të Taulant Ballës. Ky i fundit u emërua në postin e ministrit të Brendshëm të lënë bosh nga Bledi Çuçi.
Por ndryshime nuk priten vetëm në organizimin e selisë rozë. Shkarkime dhe emërime të reja mund të pritet dhe sa i përket kabinetit qeveritar, mundësi kjo e lënë e hapur nga vetë Edi Rama.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!