Nga Kalifornia presidenti amerikan u shpreh se autoritetet nuk kanë për të zbuluar asnjë dokument sekret
Presidenti i SHBA Joe Biden nga Kalifornia ku pa nga afër dëmet që ka shkaktuar përmbytjet e fuqishme, u shpreh se nuk është penduar për dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë dhe në ish zyrën e tij.
“Unë mendoj se ju nuk do të gjeni asnjë gjë te ato dokumente. Nuk jam penduar. Po ndjek atë që avokatët më kanë thënë se duan të bëj. Është pikërisht ajo që ne po bëjmë. Nuk ka atje asgjë. Ne i dorëzuam ato menjëherë në arkivat në Departamentin e Drejtësisë. Jemi duke bashkëpunuar plotësisht dhe mezi presim ta zgjidhim këtë me shpejtësi”.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland javën e kaluar emëroi një këshilltar special për të hetuar çështjen pasi dokumentet e klasifikuara u gjetën në shtëpinë e Biden -it në Wilmington, Delaware, dhe në një zyrë në Uashington, DC, që ai përdorte përpara se të bëhej president.
Megjithatë gjatë fundjavës së kaluar u zbulua se disa prej dokumenteve të gjetura në ish-zyrën dhe shtëpinë e Xho Bajdenit mbanin vulën e sekretit të lartë apo “Top Sekret”.
Lajmi bëhet u bë i ditur nga media amerikane CBS, që citon burime se të paktën 10 dokumente të periudhës kur ai ishte zv.president të gjetura në dy vende të ndryshme, në Uashington dhe Delauer janë klasifikuar në shkallën më e lartë të rëndësisë së materialeve që përbëjnë sekret shtetëror dhe që nuk duhen zbuluar për publikun.
Publikimi i dokumenteve sekrete të kategorisë më të lartë mund të dëmtojë rëndë sigurinë e Shteteve të Bashkuara, vlerësojnë analistët. Megjithatë, për arsye hetimore nuk është bërë e ditur se për çfarë dokumentesh sekrete bëhet fjalë.
Në fund të vizitës së tij në Kaliforni Biden refuzoi t’iu përgjigjej gazetarëve në lidhje me menaxhimin e dëmeve katastrofike që shkaktuan stuhitë të cilat përfshinë një pjesë të madhe të Kalifornisë duke i marrë jetën 21 personave. Biden më pas fluturoi me helikopter mbi vende të tjera të goditura nga stuhia në kontenë Santa Cruz, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut detyruan mijëra banorë të evakuoheshin nga komunitetet.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!