Për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve dhe për të promovuar arsimin si një e drejtë e njeriut, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka vendosur që 24 janari të jetë Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Një ditë ku njerëzit nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të promovojnë bashkëpunimin global, mirëkuptimin dhe paqen përmes edukimit.
Tema e këtij viti është “të investojmë te njerëzit, t'i japim prioritet arsimit”.
Dhe populli shqiptar i ka dhënë gjithmonë prioritet arsimit.
Sipas disa historianëve Universiteti i parë shqiptar është themeluar në vitin 1380 në qytetin e Durrësit por për shkak të sulmeve osmane u zhvendos në Zarë të Kroacisë, ku rektor ishte Gjon Durrsaku.
Me 19 janar të vitit 1732, larg vendlindjes por me një dashuri të madhe për gjuhën u çel kolegji arbëresh i “Shën Adrianit”. Ky kolegj shërbeu si qendër e rëndësishme arsimore dhe kulturore e arbëreshëve të Italisë. Pothuajse të gjithë shkrimtarët e dijetarët arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës, gjatë shek. XVIII-XIX, kanë ndjekur këtë institut arsimor.
Shkolla e parë laike në vend do të ishte “Mësonjëtorja” e cila u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë.
Më 1 dhjetor të vitit 1909 do të çelej shkolla e parë e arsimit profesional arsimor në gjuhën shqipe, “Normalja e Elbasanit”.
Ndërsa në vitin 1921, Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikanë themeloi Shkollën Profesionale Teknike Shqiptare të njohur si instituti “Harry Fultz”.
Zyrtarisht Shqipëria do të kishte një Universete në vitin 1957 kur u themelua Universteti Shtetor Shqiptar, sot Universiteti i Tiranes.
“Arsimi është transmetimi i qytetërimit”
Will Durant -Historian dhe Filozof
#DayofEducation #internationaldayofeducation #education #albas #arsim #edukim
Ещё видео!