Lajme Arkiva 2009
Besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë sot Pashkët. Në këtë ditë besimtarët përkujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe rilindjen e Krishtit.
Ceremonia e Pashkëve nisi në sheshin Shën Pjetrit në Romë me Papën që u lut për situatën në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, por veçanërisht për viktimat e tërmetit që goditi Italinë e që i mori jetën 294 personave.
Para dhjetëra mijëra besimtarëve dhe turistëve Papa Benedikti XVI dha bekimin "Urbi et Orbi", "Qytetit dhe rruzullit". Ai iu drejtua katolikëve në disa gjuhë të botës, përfshirë edhe shqipen.
Në vigjilje të pashkëve Ati i Shenjtë i bëri thirrje besimtarëve të ndjekin mësimet e kishës dhe të triumfojnë mbi çdo pështjellim të kohëve tona.
"Forca e gravitetit të dashurisë dhe jetës është më e madhe se urrejtja dhe vdekja'', tha ai.
Në të katërtën Pashkë të papatit të tij, Papa Ratzinger udhëhoqi mijëra besimtarë në ndezjen e qirinjve, deri në ngjalljen simbolike të Krishtit.
Dhjetëra besimtarë të krishterë kremtuan Pashkët edhe në Betlehem./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!