Vetëm 24 orë ka zgjatur rritja e naftës, një vendim i marrë nga Bardi i Transparencës të martën, ku e çoi çmimin e naftës nga 243 lekë për litër në 252 lekë. Sipas vendimit të bordit, i cili vjen pak orë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Shoqëria Civile, kundër rritjes së çmimeve dhe një sërë problematikash të tjera, çmimi i naftës është ulur në nivelin e para një dite, thënë ndryshe nafta me pakicë do të shitet me 243 lekë nga ora 18:00.
Po ashtu është vendosur që çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër. Nga ana tjetër çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.
Duhet thënë se vendi ynë ka çmimin më të lartë në rajon për hidrokarburet, çka ka bërë që opozita të mos i kursejë akuzat ndaj qeverisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bordi#Çmimet#TopChannel
Ещё видео!