Pavarësisht uljes së moshës për fëmijët që nisin klasën e parë, numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ka pësuar ulje në disa qarqe të vendit.
Në qarkun e Korçës, krahasuar me një vit më parë, janë 230 nxënës më pak në klasa të para. E njëjta shifër është edhe për gjimnazin ku në klasa të 10 janë regjistruar 230 nxënës më pak. Sipas të dhënave nga drejtoria arsimore, në të gjithë qarkun janë mbyllur 6 institucione arsimore, 5 prej tyre në bashkinë e Korçës dhe 1 në Pogradec. Ato janë shkolla në zonat malore ku numri i fëmijëve ka pësuar ulje për shkak të braktisjes së fshatrave.
100 nxënës më pak krahasuar me vitin e kaluar do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës në bashkinë e Elbasanit. Disa institucione arsimore në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas, nuk hapën dyert këtë vit të ri shkollor për shkak të reduktimit të numrit të nxënësve. Janë marrë të gjitha masat për sistemimin e fëmijëve në shkolla të tjera.
Mbi 2 mijë nxënës janë ulur për herë të parë në banka në shkollat e qarkut të Fierit. Në këtë qark nuk ka mbyllje të institucioneve arsimore pasi ndër vite fëmijët janë grupuar në klasa. Nuk do të zhvillohet mësim vetëm në disa shkolla që janë në rikonstruksion.
Më shumë se 2 mijë nxënës nisin klasën e parë edhe në Durrës. Në këtë qytet nuk hapën dyert 17 institucione arsimore, 7 prej të cilave pasi janë në proces rindërtimi dhe 7 të tjera në rikonstruksion. Për këtë arsye, edhe këtë vit të ri shkollor do të ketë mësim me turne.
Një reduktim të lehtë të numrit të nxënësve ka edhe në qarkun e Gjirokastrës. Por megjithatë kjo nuk ka ndikuar në formimin e klasave duke bërë që asnjë shkollë të kyçet.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!