[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Mandati i kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku eshte vendosur ne qender te debatit mes opozites, mazhorancës dhe institucionit të KQZ.Të martën partia demokratike i kerkoi zyrtarisht KQZ të shkarkoje kryetarin e bashkise së Vorës, e sot komisioni qendror I zgjedhjeve vendosi te mblidhet ne 1 nentor per te shqyrtuar gjetjet e Prokurorisë se Pergjithshme per Agim Kajmakun.Vete lideri I opozites Basha denoncoi heshtjen e institucioneve per rastin e kryebashkiakut të Vores I cili eshte provuar nga prokuroria se ka qënë i arrestuar në Greqi per qarkullimin e parave te falsifikuara.Sipas Bashes ky eshte nje nga rastet qe tregon se shtetit nuk funksionon dhe drejtesia nuk eshte e barabarte per te gjithe. Basha ka deklaruar se ky eshte nje argument I shtuar pse vendi ka nevoje per zgjedhje te parakohshme."Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu. Sot është e rëndësishme se përse nuk zbatohet ligji, pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarët e kapur në afera korruptive nuk iu hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë ecjen përpara. PS të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafund. ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt se edhe durimit të popullit po i vjen fund. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar të jetë aksioner. Kjo rrugë është zgjedhjet e parakohshme dhe parlament ilegjitim".Një ditë me parë partia demokratike I kujtoi KQZ-së se fshehja e faktit te arrestimit ne Greqi nga Agim Kajmaku, tregon se ai ne baze te ligjit te dekriminalizimit duhet te humbase mandatin e kryetarit te bashkise.Opozita i ka sjelle ne vemendje komisionit qendror te zgjedhjeve se ne raste ngjashme KQZ nuk ka hezituar ti heqe mandatin, deputetit te LSI, Gledion Rehovica dhe deputetit te PDIU, Aqif Rakipi në momentin që Prokuroria e Përgjithshme arriti në konkluzionin për fshehje të të dhenave.Por krahas ketyre precedenteve, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur ndryshe ne raste te tjera sic eshte ai i kryetarit te bashkise se Poliçanit, Adriatik Zotka per te cilin prokuroria kerkoi nderprerje te mandatit pasi kishte fshehur te dhena por KQZ vendosi te mos e shkarkoje nga posti I kryetarit te bashkise.Ne kete situate veshtire te parashikohet qendrimin I anetareve te propozuar nga PS në KQZ.
Ещё видео!