#rtvora #rtvoranews
Kryeministri, Edi Rama, gjatë konferencës së përjavshme online me gazetarët shprehu zhgënjimin e thellë ndaj bashkëfirmëtarit të marrëveshjes së 2017, Lulzim Bashës.
Pakënaqësia ndaj kreut të PD-së lidhet me firmosjen e marrëveshjes politike me LSI, pasi sipas Ramës, me këtë veprim Basha ka pranuar të “burgoset” politikisht nga Meta dhe Berisha.
Rama: Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo është shumë e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket. Mjafton të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme për të kuptuar planin, plani është shumë i qartë. Pse u firmos marrëveshja dje? Për çfarë?
Si mund të firmosin marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç, keni parë ndonjë vend të botës? Është shumë e thjeshtë. Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose për marrë kokën e Lulit.
Ka më thjesht se kaq. Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Por këtu problemi nuk është Ilir Meta, problemi është Lulzim Basha që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do ti bëjnë të nesërmen dhe as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh. Por nuk mund t’ja kërkojmë se nuk është lideri, është thjesht menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Berishën dhe një notere dhe përmbaruese, Monikën.
Ju nevojit 1 vit që Edi Rama t’i jepte një interpretim thirrjes së Presidentit Ilir Meta për referendum në 25 prill.
Rama: Në një farë mënyrë Ilir Merta duhet falenderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që me 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!