#rtvora #ntervista #nexhmedinspahiu #tensionetnekosove #veriukosoves #kosoveserbi #tensionetkosoveserbi
Nexhmedin Spahiu, politolog në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Anila Zyberi u shpreh se situata në veri të Kosovës është e tensionuar dhe “nëse nuk do të ketë një marrëveshje të përgjithshme finale po shkojmë drejt luftës”.
Nexhmedin Spahiu: Është një situatë e acaruar po acarohet edhe më tepër. Incidentet po shpeshtohen. Qëndrimi i dy palëve është të dëshmojë kush e menaxhon situatën në terren. Duan të tregojnë kush dominon territorin. Pazaret përfundimtare për njohjen e Kosovës kërkojnë një autonomi më të madhe për Serbinë. Nëse nuk do të ketë një marrëveshje të përgjithshme finale po shkojmë drejt luftës.
Mund të themi që ka një agravim të madh dhe si duhet të reagojë Kosova?
Nexhmedin Spahiu: Është pak e vështirë pasi një sit e forcave Serbe është future në Kosovë. Është e vështirë të dish kush është polic dhe kush është ushtar i kamufluar në terren. Kjo e bën situatën të vështirë. Forcat e Kosovës duhet të jenë të unifikuar në një situatë të tillë. A do ta irritojë BE-në ky veprim?
Nexhmedin Spahiu: Kërkesat tona janë të tepruara drejt BE dhe bashkisë ndërkombëtare. Ne duam të shtrijmë sovranitetin në veri dhe kërkojmë që të tjerët të kryejnë punën. Kosova është një shtet i pavarur nuk duhet të sillet si një foshnjë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Ещё видео!