Ai po i lyente ditët e fundit një ndërtesë dy katëshe që e ka në pronësi një familje nga kryeqyteti. Me të përfunduar punën në Himarë ai u kthye në Vlorë dhe I filluan shenjat e para të Covid.
40 vjecari ju drejtuar qëndrës shëndetësore në Vlorë. Pasi ju mor tampon pas disa orësh mori përgjigjen pozitive. Me kalimin e orëve gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua dhe bluzat e bardha e nisën me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë.
Burime të ABC News tregojnë se familjarët dhe rrethi I ngushtë I tij janë vetëkarantinuar në banesë dhe disa prej tyre ju është kryer tamponi. Ky është rasti I 6 në Vlorë që prek kohës ku është shfaqur pandemia. 5 të parët u konfirmuan në muajin mars, një prej tyre për fat të keq ndërroi jetë. E moshuara që humbi jetën nga koronavirusi ishte nga fshati Poro dhe ishte infektuar në Itali.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!