Teksa në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth debatit për prishjen e Teatrit Kombëtar, në një lidhje telefonike LIVE me emisionin, aktori i njohur Robert Ndrenika deklaroi se Rama edhe njerëzit e tij i shkel me këmbë.
Lidhje telefonike me Ndrenikën:
Vasili: “Pse nuk e dëgjon zërin tuaj kryeministri?”
Ndrenika: “Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.”
Vasili: “Çfarë do të ndodhë të premten?”
Ndrenika: “Nuk e di çfarë do të ndodhë, por di që grabitjen poe bën me ligj. Mund të bëjnë një ndërtesë të re, i kanë të gjitha mundësitë. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer. Ka shumë mungesë transparence.
Ещё видео!