Kryeministrja serbe Ana Brnabiç mendon se presidenti Aleksander Vucic duhet të marrë pjesë në samitin e BE-së në Tiranë. Sipas saj, presidenti nuk e ka marrë ende vendimin përfundimtyar për të shkuar në samitin BE-Ballkan perëndimor që do të mbahet të martën në Tiranë, por ndryshe nga Vucic, ajo mendon se pjesëmarrja e tij në samit është e rëndësishme.
“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç. Ai mendon se kështu lufton dhe fiton disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”, tha Bërnabic për mediat serbe një natë më parë duke shtuar se edhe vetë ajo, shpesh habitet se si ai mund të jetë aq tolerant dhe i durueshëm përballë presioneve me të cilat përballet pa pushim. Ajo është ndalur edhe tek cështja e sanksioneve mbi rusinë, për cka serbia është kryqëzuar nga perëndimi. Për bërnabic, qëndrimi i serbisë në këtë drejtim është një cështje parimore.
“Sa i përket sanksioneve, Serbia ka një qëndrim parimor për çështjen e sanksioneve. Ne e kemi shprehur qartë këtë qëndrim në cdo rast, por ndodh shpesh në politikën ndërkombëtare që të rrihet gjoksi për moralin...ndërkohë që vetë vendet e BE-së veprojnë ndryshe...është përshembull rasti i Belgjikës që luftoi shumë që të mos vendoseshin sanksione mbi rusinë për importin e diamanteve që andej”, thotë Bërnabic.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Samiti
Ещё видео!