Vendimi i Gjykatës së Apelit marrë më 11 qershor, i hoqi Lulzim Bashës nga duart Partinë Demokratike, e në të tillë situatë grupimi Basha, po shkon drejt zyrtarizimit të një partie të re, në kushtet kur logoja dhe vula e Partisë Demokratike janë në duart e Sali Berishës. Burime nga ky grupim, i thanë Top Neës, se brenda kësaj jave pritet të shpallet edhe partia më e re opozitare, pjesë e së cilës do të jenë deputetë mbështetës të Lulzim Bashës dhe aktivistë e zyrtarë të asaj që dikur ishte Partia Demokratike zyrtare.
Burime i thanë Top News, se akronimi i forcës politike do të jetë ‘IDE’. Të njëjtat burime thonë se Lulzim Basha vetë, do të vijojë betejën ligjore me Berishën e Bardhin, për logon e vulën e PD, në të tillë situatë, duket se partia e re do të jetë zyrtarisht pa Bashën, i cili do të presë rekursin në Gjykatën e Lartë për vulën e PD.
Mësohet se partia e re do të drejtohet nga një trupë kolegjiale deri në zgjedhjet e vitit 2025, e pas këtyre zgjedhjeve, kur edhe çështja e logos dhe vulës së PD të jetë zgjidhur, pritet të ketë një betejë elektorale të brendshme në këtë force të re politike. Një veprim i tillë duket se do të shmangë çdo përgjegjësi nga Lulzim Basha, në rast të një humbje të mundshme në zgjedhjet e 2025, ku synohet bashkëpunim me partitë e vogla opozitare, si lëvizja ‘Shqipëria bëhet’, Nisma Thurje etj.
Ndonëse akronimi i partisë së re është gati, një mbledhje e grupit të punës pritet ta zyrtarizojë atë, për ta bërë publik brenda kësaj jave.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Basha#IDE
Ещё видео!