Dy udhëheqës të lartë të Xhihadit Islamik u vranë gjatë sulmeve që Izraeli ndërmori në Siri. Ky grup militant I shpallur organizatë terroriste nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rreshtuar krah Hamas. Sipas njoftimit Abdel Aziz Minaëi dhe Rasmi Yusuf Abu Issa u vranë së bashku “me kuadro të tjerë të grupit” gjatë sulmeve të së enjtes që goditën zyrat dhe banesat e tyre. Agjencia e lajmeve AFP, duke iu referuar burimeve, tha se nga bombardimet janë vrarë dy udhëheqësit dhe një anëtar tjetër i grupit. Sulmet u kryen në zonën e Damaskut. Ndërkohë izraeli nga ana tjetër mori përgjegjësinë për sulmin. Sipas raportimeve nga Siria, nga shpërthimet u vranë të paktën 23 persona, 13 prej të cilëve civilë dhe pjesa tjetër ushtarë. Ndërkohë, media shtetërore siriane raportoi se të premten, Izraeli ndërmori sulme edhe në qarkun Mazeh. Xhihadi Islamik ende mban disa pengje izraelite, që u morën më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, sulm që nxiti luftën në Rripin e Gazës.
PAmje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Izraeli#Siri
Ещё видео!